Bëri bujë publikimi i listës me paga të qytetarëve që dolën sheshit, Prokuroria merr VENDIMIN, dërgon për gjykim katër të pandehur (EMRAT-AKUZAT)

0
67

Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Prokuroria ka mbyllur hetimin për skandalin e bujshëm që përfshiu vendin, me daljen e pagave të qytetarëve në shesh.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet për procedimin penal nr.9428 të vitit 2021 me objekt hetimi publikimin në rrjetet sociale në datë 22.12.2021, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, tëlistëssëpagave të muajit Janar të vitit 2021 të punonjësve në institucionet shtetërore dhe private.

Këto të dhëna janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” dhe më pas janë publikuar në media. Të dhënat janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

Eni Qirjako,
E akuzuar për kryerjen e veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal.

2.Andi Agaraj,

I akuzuar për veprën penale të“Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë  funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K. Penal.

3.Klodian Sota,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”, “Korrupsion pasiv në sektorin privat” parashikuar nga nenet 164/b e 244  i K. Penal.

4.Endri Ikonomi,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Korrupsionaktivnësektorinprivat” parashikuarnganeni 164/a iK.penal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here