Moderatori dhe aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ka publikuar një video gazmore në Instagram. Në video-montazhin shfaqet kryeministri Rama duke dirigjuar disa nga analistët më të njohur në vend. Mirëpo kjo nuk është pritur mirë nga të gjithë. Binaj zbulon se ka marrë shumë mesazhe fyese dhe ka vendosur që t’i bllokojë ato që i kanë shkruar.











































