“Një nga kontratat më të mira të firmosura”/ Qeveria jep me koncesion Triportin e Vlorës, zbardhen detajet e marrëveshjes

0
36

Qeveria ka vendosur që të japë me koncesion Triportin e Vlorës.  Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

‘Miratimi i kontratës së koncesionit me partneritetin publik privat për Triportin e Vlorës.

Do të jetë porti më i ri modern, i cili do jetë një port i integruar, pasi sot ka vetëm shërbimet e peshkimit. Është një nga kontratat më të mira që ne kemi nënshkruar.

Parashikohet që ky financim të paguhet nga shteti shqiptar vetëm në momentin kur projekti do të ketë përfunduar së ndërtuari dhe në nisjen e parë të operimeve.

Nga të ardhurat që vetë porti do të krijojë do të jetë momenti që do të fillojë që të paguhet e gjithë shuma e këtij projekti. Deri ateherë qeveria shqiptare nuk do të ketë asnjë detyrim financiar.’ tha Balluku.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj