Ditën e djeshme banorëve të lagjes 13 në Durrës iu ka ardhur një paralajmërim nga ana e IKMT-së, e cila ju kërkon që “sot nga ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë”.

Raportohet se është bërë e mundur shembja me shpërthim të telekomanduar pallati 6-katësh në Durrës i cili ishte planifiuar për tu prishur si pasojë e dëmtimeve të shumta nga tërmeti i 26 nëntori i vitit 2019.
Nga shpërthimi nuk u konstatua asnjë dëm, ndërsa mësohet se për rrëzimin e tij u përdorën 300 furnela me 8 kg tritol.









































