Google search engine
Home Politike Ka një banesë me vlerë 500 mijë euro dhe biznese në Gjermani,...

Ka një banesë me vlerë 500 mijë euro dhe biznese në Gjermani, njihuni me një ndër deputetët më të pasur shqiptar

0
243

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë deklaruar pasurinë e tyre. Mirëpo ai që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është deputeti Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim.

Ai ka befasuar me pasurinë e paluajtshme, duke bërë të ditur se ka një shtëpi në vlerën 500 mijë euro, lokal 300 mijë euro, dhe dy shtëpi të tjera, njëra në vlerën 145 mijë euro dhe tjetra 120 mijë euro, po ashtu edhe një banesë në vlerë 35 mijë euro. Kështu në total pasuria e tij e paluajtshme kap vlerën prej 1 milionë e 100 mijë euro.

Ndërkaq deputeti Arifi deklaron se posedon një veturë prej 1.200 euro.

Të hyrat vjetore të tij duke përshirë pagën në Kuvendin e Kosovës, dy qira nga dy shtëpi në Gjermani, një qira të një lokali në Lipjan dhe një biznes të tij, kapin vlerën mbi 200 mijë euro.

Në total pasuria e deputetit Bekim Arifi kap vlerën mbi 1 milionë e 300 euro.

Ka një banesë me vlerë 500 mijë euro dhe biznese në

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here