Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Mançester United u shoqërua edhe me dilemën për numrin e fanelës që portugezi do të mbajë në këtë sezon. Tashmë gjithçka është zbuluar.
Cristiano Ronaldo do mbajë numrin e 7 në fanellën e United. Lajmin e ka bërë vetë të ditur ylli portugez. Ronaldo e quan këtë numër si magjik.








































