Fridman Xhaferraj është 25 vjeçari i gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë. Dyshohet se ai mund jetë vrarë pasi është goditur me një mjet të fortë. 25 vjeçari ka qenë dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim).
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”. Më parë ai u ka vënë zjarrin tre makinave të parkuara pranë një qendre tregtare në Lushnje.