Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

0
201

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi votoi për kreun e ri të PD-së, mësohet se i ka shkuar në zyra Lulzim Bashës. Berisha prej 2 orësh po zhvillon një takim ‘kokë më kokë’ me Bashën.

Nuk dihet se çfarë po diskutohet mes Berishës dhe Bashës, por ky takim vjen në ditën e zgjedhjeve në PD, ku mbi 75 mijë anëtarë të kësaj force politike po votojnë për të zgjedhur kreun e ri, që do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.

Kujtojmë që Berisha përsëriti edhe një herë sot vendosmërinë e tij ndaj deklaratës për një rikthim të tijin në krye të PD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here