Google search engine
Home Sociale A krijon probleme shtyrja e dozës së dytë? Silva Bino ‘qetëson’ qytetarët,...

A krijon probleme shtyrja e dozës së dytë? Silva Bino ‘qetëson’ qytetarët, tregon se kur priten të vijnë vaksinat e tjera anti-Covid

0
236

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino ka reaguar për lajmet lidhur me mungesat e dozave të vaksinës kineze, Sinovac. Bino u shpreh dozat e vaksinës kineze nuk anë mbaruar, por janë të pamjaftueshme për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë tashmë dozën e parë.

Sipas Binos, strategjia e ndjekur është vaksinimi i sa më shumë qytetarëve me dozën e parë, duke theksuar se shtyrja e marrjes së dozës së dytë, jo vetëm që nuk përbën problem për qytetarët, por rrit edhe antitrupat.

“Deri më tani në vend janë kryer më tepër se 680 mijë vaksinime, me 4 llojet e vaksinave. Sa i përket dozave të vaksinave kineze, ka një sasi më të pakët momentalisht që nuk mjaftojnë për të kryer vaksinimin e të gjithë qytetarëve që kanë marrë vaksinën kineze.

Dozat e radhës priten brenda fundjavës sipas kalendarit të publikuar dhe do të nisë me ritme më të shpejta vaksinimi me dozat e para dhe po ashtu do të nisë edhe vaksinimi me dozat e dyta. Minimalja për ta marrë dozën e dytë të vaksinës kineze është një muaj, nuk duhet marrë më parë dhe ka një tolerancë në ditë, pra nuk është problem nëse merret edhe më mbrapa”, tha Bino për “Report Tv”.

Bino shtoi po ashtu se dozat e tjera të Sinovac prite të vijnë brenda fundjavës, duke i bërë thirrje personave që presin të marrin dozën e dytë të kontaktojnë me mjekun e familjes, në mënyrë që të mos presin para qendrave të vaksinimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here