Plagosje me armë zjarri në Korçë, ja çfarë dyshon policia

0
224

Një 33-vjeçar ka shkuar në spitalin e Korçës i plagosur me armë zjarri.

Mësohet se plumbi e ka goditur në vithe ndërsa dyshohet se ai mund të jetë vetëplagosur.

NJOFTIMI

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here