Kroacia do ndihmojë në modernizimin e ushtrisë së Kosovës, shpërthen i revoltuar Vuçiç dhe paralajmëron: Serbia është më e fortë, ata e dinë se po luajnë me zjarrin

0
31

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh sot se ushtria e Serbisë nuk është më e dobët se ushtritë e rajonit.Vuçiç ka komentuar deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë për ndihmën e shtetit kroat për FSK-në për transformimin drejt ushtrisë duke thënë se Kroacia nuk është më e fuqishme se Serbia.

Sa i përket ndërtimit të bazës së FSK-në në Mitrovicë, presidenti serb tha se nuk do të luajnë me zjarr.

Vuçiç deklaroi se duhet të vazhdohet me investime në ushtrinë serbe sepse është garantuesi kryesor për paqen dhe mbrojtjen ndaj ndonjë agresioni.

Vuçiç komentoi edhe ndërtimin e bazës së FSK-së në Mitrovicë, duke thënë se nuk do të luajnë me zjarr.

“Gjithçka është e qartë sot se kush është i fortë, i fortë është ai që ka ekonominë më të fortë. Serbia ka një të ardhme të mrekullueshme, e fuqishme me ushtrinë”, ka thënë ai.

“Mos u shqetëso. As mos flisni se si ata do të ndërtojnë baza të mëdha në Mitrovicën jugore, kështu që unë nuk di se çfarë t’u bëj serbëve. Serbia nuk është e dobët, madje as afër asaj se si ishte në 1999. Ose në 2008 dhe 2009. Ata që duan të luajnë me zjarr e dinë këtë. Më besoni nuk do të luajnë”, tha Vuçiç.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj