Përgjimi i Artan Lames, Meta: Tronditës, drejtësia të zgjohet dhe të nisë urgjent hetimet për këtë skandal të rëndë

0
106

Presidenti Ilir Meta reagon pas publikimit të përgjimeve nga gazetari investigatv, Artan Hoxha, për drejtorin e Kadastrës, Artan Lame, ku mes të tjerash në audio dëgjohet të thotë se “nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë situata duhet mbajtur varur”.

Meta e cilëson tronditës audio-përgjimin e Lames, që sipas tij, provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa i bën thirrje drejtësisë “të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë”.

Reagimi i Metës:

Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës.
Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.
Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj