Plumba mes shqiptarëve në Itali, 2 të plagosur dhe 4 të arrestuar, mediat japin detajet çfarë ka ndodhur

0
296

Katër shqiptarë janë arrestuar dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë pas një sherri në Chieti të Italisë mbrëmjen e së dielës.

Të përfshirët në sherr janë të gjithë shqiptarë, ndërsa pas debateve verbale me sharje dhe ofendime situata agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Mediat italiane shkruajnë se gjithçka nisi pas një sherri banal në një lokal, pasi njëri nga shqiptarët i tha bashkëkombasit të tij “ti je budalla”.

Dy grupet më pas e lanë që të sqaroheshin larg lokalit në një zonë jashtë qytetit, ku pati edhe të shtëna më armë dhe të plagosur.

Disa nga të përfshirë në konflikt janë; Amarildo Ferko, Florenc Kurti dhe Behar Gjoka dhe Altin Pojana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here