Numri i lartë i dosjeve për shkak të mosfunksionimit, Gjykata e Lartë bën lëvizjen e rëndësishme

0
220

Gjykata e Lartë ka vendosur ndarjen e 7 anëtarëve të saj në 3 Kolegjet që të mund të nis puna me dosjet që janë depozituara në to. Numri i dosjeve është relativisht i lartë për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë për një kohë të gjatë.

Konkretisht në Kolegji Penal janë caktuar Ilir Panda, Sandër Simoni, Albana Boksi, Klodian Kurushi, Sokol Binaj

Në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë është caktuar vetëm Ervin Pupe dhe në Kolegjin Administrativ vetëm Sokol Sadushi.

Pavarësisht kolegjeve ku janë caktuar, gjyqtarët për nevoja të gjykimit të çështjeve, do të marrin pjesë edhe në përbërje të kolegjeve të tjera.? Gjykata e Lartë është e plotësuar me 19 anëtarë, ndërsa aktualisht ajo funksionon me 7 anëtarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here