Miratohet vendimi! Ky është shteti që do të udhëtojë pa viza në Shqipëri

0
70

Shtetasit rus do të mund të udhëtojnë drejt shtetit shqiptar pa pasur nevojë të pajisen me viza.

Lajmin e ka dhënë Ambasada Ruse.

Ky vendim është marrë për të lehtësuar sezonin turistik pas krizës në ekonomi që ka kaluar çdo shtet në sekstorin e turizmit që nga fillimi i pandemisë.

Ambasada Ruse në Shqipëri ka bërë me dije se shtetasit rus mund të udhetojnë drejt vendit tonë dhe të qëndrojnë 90 ditë nga data 1 prill e deri në datën 31 dhjetor 2021, dukle respektuar afatin prej 6 muajsh të diferencës së udhëtimeve nga njëri-tjetri.

Postimi i plotë

“Hiqen vizat për turistët rusë. Është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 214, dt. 25 Mars 2021, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë, për periudhën 1 prill – 31 dhjetor 2021.

Afati i lejuar i qëndrimit në vend është 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore, duke filluar nga data e hyrjes”

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj