Bllokimi i aeroportit, Baton Haxhiu: E pafalshme të lihet kulla bosh për 60 persona

0
32

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar bllokimin e aeroportit të Rinasit për shkak të grevës së Albcontrol.

Haxhiu u shpreh se nisur edhe nga përvoja vendi i vetëm ku nuk lejohet greva e përgjithshme  është kontrolli ajror.

Sipas tij, është e pafalshme, që për shkak të 60 personave që janë të pakënaqur me pagat e tyre të lihet vetëm kulla e vrojtimit.

“Unë nuk jam kundër grevës, vetëm njerëz që nuk e dinë masës thonë ne po bëjmë grevë të gjithë dhe po bllokojmë gjithçka. Nuk mundet që për 60 njerëz që u është ulur paga të mbesin nëpër aeroporte qindra mijëra njerëz.

Segmenti i dytë është që modeli i grevës e ka një farë hierarkie, i vetmi vend ku nuk lejohet greva e përgjithshme është kontrolli ajror. Nuk guxojnë 60 veta që të hyjnë në grevë, nuk lihet kulla vetëm”, u shpreh analisti Haxhiu.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj