Google search engine
Home Politike “Ti je një plerë, vjen era kërmë, mos fol gomarllëqe”, Sali Berisha...

“Ti je një plerë, vjen era kërmë, mos fol gomarllëqe”, Sali Berisha përplaset me qytetarët

0
363

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë jashtë pritshmërive në rrjetet sociale. Të gjithë jemi mësuar që kreu i qeverisë Edi Rama, ndryshe nga politikanë të tjerë iu përgjigjet qytetarëve në rrjetet sociale, qoftë komente pozitive, por edhe negative.

Berisha, mesa duket po “kopjon”, kryeministrin, pasi ndryshe nga herët e tjera, në postimet e tij nuk shfaqet asnjë replikë.

Në videon që ka shpërndarë në rrjetet sociale, ku ka komentuar si dhe pse e fshehu Rama dokumentin për vaksinën sinovac, Berisha ka debatuar me ndjekësit.

“Ty të jap të drejtë se je Doktor. Po tani e ngatërrove pak me politikën. Vaksina nuk skadon për 1 muaj mos fol gomarlliqe. Fol pak me përgjegjësi”, i shkruan një qytetar.

Ad by Valueimpression

Berisha i kthehet se “Nuk thash se skadon për një muaj por kohën e skadencës nuk e ka të gjatë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here