Prej 20 ditësh i infektuar, COVID-i i merr jetën policit në Kavajë

0
205

Fatmir Belba, me detyrë efektiv në Policinë e Kavajës, ka ndërruar jetë nga COVID-19.

58-vjeç kishte 20 ditë i infektuar me virusin dhe ka ndërruar jetë para dy ditësh. Raportohet se Belba ka rezultuar pozitiv me virusin me datë 2 shkurt.

Kavaja është një qytet që në bilancet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë regjistron dhjetëra të infektuar, po ashtu, nuk janë të pakët personat që kanë ndërruar jetën nga virusi i rrezikshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here