Google search engine

    Pezullohen 3 policë në Fier: Lejuan gazetarët të “marrin në pyetje” të riun që përdhunoi gjyshen 89 vjeçare

    0
    298

    Tre punonjës policie në Fier janë pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit për shkak se akuzohen se lejuan gazetarët që të pyesnin dhe bisedonin me 36 vjeçarin Saimir Meçani, i cili doli sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg me akuzën e përdhunimit të së moshuarës.

    “Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin S. M., 36 vjeç, i cili dy ditë më parë dyshohet se ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij.

    Në përfundim të marrjes së masës së sigurisë, punonjësit e Policisë që ishin të planëzuar me shërbim për shoqërimin e 36-vjeçarit, në kundërshtim me procedurat standarde të punës, duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar qytetarë e gazetarë të bisedonin dhe ta pyesnin shtetasin e ndaluar brenda automjetit të Policisë.

    Në lidhje me këtë shkelje, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve T. K., F. G. dhe G. Ç., për shkeljen e kryer.

    Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj këtyre punonjësve, për shkelje të rëndë”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here