Iu ofruan gjashtë milionë euro për një vit/ Messi dhe Ronaldo refuzojnë ofertën e qeverisë së Arabisë Saudite, ja çfarë nuk pranon të reklamojnë

0
180

Arabisë Saudite. Ata i kishin kërkuar yllit portugez që të bënte promovim të vendit të tyre si destinacion turistik dhe për këtë i ishin ofruar gjashtë milionë euro për vit.

Sipas ‘The Telegrapfh’, sulmuesi i Juventusit e ka refuzuar një ofertë të tillë. Si pjesë e ofertës, Ronaldo do të shfaqej në reklama dhe do t’i kërkohej që ta vizitojë vendin.

Gazeta britanike po ashtu ka raportuar që edhe përfaqësuesve të Lionel Messi i ishte ofruar oferta dhe mundësia e njëjtë.

Kjo nuk është hera e parë që Arabia Saudite dëshiron të promovohet përmes futbollit, madje më 2020 ata kishin mirëpritur në vend edhe Superkupën e Spanjës.

Sauditët po përpiqen që promojnë një fushatë marketingu, “Vizito Saudinë”, por që ka hasur në refuzim për shkak të numrit të madh të shkeljeve të të drejtave të njeriut që  ky vend bën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here