Shqipëria shpalli “non grata” diplomatin, vjen reagimi i parë nga Rusia

0
40

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar pas dëbimit të diplomatit Alexey Krivosheev me argumentin se shkeli masat anti-covid-19. 

Mediat ruse duke cituar burime nga ambasada në Tiranë, shkruajnë se selia diplomatike në Shqipëri i konsideron akuzat të pabaza.

“Ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron akuzat të pabazuara. Ata vunë në dukje se shënimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit të bie ndesh me praktikën e vendosur ndërkombëtare diplomatike” shkruajnë mediat ruse. 

Shqipëria shpalli sot “non grata” dhe dëboi diplomatin rus, Alexey Krivosheev.

Ai ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme karantinën gjatë muajit prill duke lëvizur jashtë orarit të lejuar. E njëjta praktikë është ndjekur vazhdimisht nga diplomati rus edhe pse qeveria shqiptare kishte ndaluar lëvizjet.

Po ashtu, diplomati rus dilte pa maskë në ambiente publike. Një fakt i tillë është konsideruar i papranueshëm për autoritetet shqiptare duke marrë masën ekstreme, shpalljen “non grata” dhe kërkesën që të largohet për 72 orë nga Shqipëria.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj