Qëlloi me armë zjarri ndaj biznesit në Tropojë, arrestohet 35-vjeçari, në Durrës prangosen dy personat që dhunuan pronarin e lokalit

0
210

Një tjetër person ka përfunduar dje në prangat e policisë pasi ka qenë i shpallur në kërkim me akuzën për kërcënim me armë zjarri ndaj një lokali të ndodhur në fshatin Sopot të Tropojës, ngjarje kjo e ndodhur më 25 maj të vitit të kaluar. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Bëhet fjalë konkretisht për 35-vjeçarin me iniciale G. Rr., i cili tashmë do të përballet me akuzat për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, një tjetër person i identifikuar me iniciale R.H., u kap dy ditë më parë, kurse është në kërkim edhe një i ri me iniciale G.K. “Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 25.05.2020, në fshatin Sopot është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali, ku ndodheshin shtetasit B. Rr. dhe G. Rr. Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punë s për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit: G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Sopot, Tropojë”, deklaron policia. Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme. Kujtojmë se disa ditë më parë një rast i ngjashëm është konstatuar në Kurbin, teksa në pranga e ka përfunduar një i ri i cili gjithashtu ka qenë i shpallur në kërkim me akuzën për kërcënim me armë zjarri ndaj një bashkëmoshatari. Ngjarja ndodhi në Kurbin më datë 12 janar të këtij viti. I arrestuari është identifikuar me iniciale A.B., 20 vjeç teksa ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar në ajër personin me inicialet E.P.,18 vjeç, banues në Kurbin. Arrestimi i të riut, u bë i mundur pas disa ditë kërkimesh.
Në Durrës arrestohen 2 persona
Ndërkohë po ditën e djeshme Policia e Durrësit ka arrestuar edhe dy persona nga Kuçova pasi akuzohen se kanë kërcënuar pronarin e një lokali dhe më pas kanë thyer xhamat e këtij subjekti. Sipas policisë, në pranga kanë rënë konkretisht personat me iniciale Dh. Gj., 40 vjeç dhe K. T., 28 vjeç të cilat kanë qenë të dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kanosja”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrim prone”, shtetasit Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë. Këta shtetas, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin D. Q., pronari i një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij ambienti”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”, personat e identifikuar me iniciale A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Policia gjithashtu jep detaje se, menjëherë pas ngjarjes, personat në fjalë janë larguar së bashku me të identifikuarit A. I. dhe E. Rr., me mjetin e këtij të fundit, por arratisja e tyre nuk ka zgajtur shumë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here