Ndahet papritur nga jeta Benjamin de Rothschild, kreu i një prej grupeve financiare më të fuqishme

0
233

Ka ndërruar jetë në Zvicër Benjamin de Rothschild. Ai ishte kreu i një prej grupeve financiare më të fuqishme në botë, pinjoll i një prej familjeve më të njohura, përfolura, misterioze dhe diskutuara në botë. Baroni Benjamin de Rothschild, 57 vjeç, ndërroi jetë papritur në Pregny të Zvicrës, në moshën 57-vjeçare.

Baba i katër vajzave, Benjamin de Rothschild ishte në krye të kompanisë së themeluar nga i ati Edmond dhe që ka një xhiro biznesi rreth 160 miliardë euro, me seli në 33 vende të ndryshme të botës dhe me 2700 punonjës, me një pasuri personale gati 1.5 miliardë euro. 

Benjamin de Rothschild ishte në krye të kompanisë së themeluar nga i ati Edmond dhe që ka një xhiro biznesi rreth 160 miliardë euro

Vitet e fundit, Benjamin e kishte deleguar administrimin e kompanisë bashkëshortes së tij Ariane, duke u përqendruar në projekte filantropike dhe pasioneve të tij të mëdha, prodhimi i verës dhe garat me varka me vela.

Ai ishte pinjoll i familjes Rothschild, e ndarë prej kohësh në dy degë të mëdha. Ai i përkiste trungut zviceran të familjes që prej 300 vitesh ka karakterizuar ekonominë fillimisht të Francës dhe më pas të Europës.

Benjamin me bashkëshorten Ariane, që drejton kompaninë

Prej vitesh, ai dhe bashkëshortja kishin filluar një ”betejë” edhe ligjore ndaj trungut britanik, duke arritur një marrëveshje ku secili trung do të duhet të përdorte elemente të ndryshme që t’i karakterizonin, nën titullin Rothschild & Co., për pjesën britanike dhe Edmond de Rothschild për atë zvicerane.

Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta biznesmeni i njohur, kreu i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here