Mutacioni nga Afrika e Jugut është i aftë të shmangë antitrupat dhe paraqet një kërcënim të lartë

0
204

Varianti i ri i koronavirusit i shfaqur në Afrikën e Jugut është më i rrezikshëm. Shkencëtarët e kanë pohuar këtë fakt pas studimeve të kryera.

Ky variant i ri shkon edhe më tej, jo vetëm infektim, por edhe riinfektim të personave që e kanë kaluar koronavirusin. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mutacioni i këtij koronavirusi është shumë agresiv.

Sipas tyre, virusi mund të anashkalojë sistemin imunitar tek pothuajse gjysma e personave që e kanë kaluar virusin.Gazeta Daily Mail shkruan se pikërisht një pjesë specifike e këtij virusit e bën atë të aftë që të shmangë antitrupat.

Antitrupat janë substanca të krijuara nga sistemi imunitar për të të shkatërruar viruset.

Akademikët nga Afrika e Jugut thanë se te gjysma e personave që e kanë kaluar virusin, u vu re se varianti i ri nuk e ka problem që t’i ri-infektojë.

Tre mutacionet e pikasura në Angli, Afrikën e Jugut dhe Brazil janë kthyer në shqetësim për shkencëtarët.

Ata thonë se këto mutacione jo vetëm infektojnë më lehtë njerëzit, por edhe mund ta bëjnë vaksinën të padobishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here