Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha nënshkruan marrëveshjen e parë me Agron Dukën

0
215

Lideri i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarin e PAA-së Agron Duka, ku kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas kësaj marrëveshje, PAA do të ketë kandidatë të saj në listat e PD në 12 qarqe, ndërsa mësohet se kandidati i Partisë Agrare në Durrës, që pritet të jetë vetë Agron Duka, do të jetë pjesë e listës fituese.

Sipas burimeve, Basha ka takuar edhe aleatët të tjerë të Partisë Demokratike, të cilët duket se do të kenë kandidatët e tyre në listat e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here