Google search engine
Home Sport Simoni nënshkruan kontratë 3-vjeçare me Luzernën

Simoni nënshkruan kontratë 3-vjeçare me Luzernën

0
31

Për lojtarët shqiptarë gjërat po shkojnë mirë në merkato, të paktën kjo pranohet gjerësisht dhe përgjithësisht. Edhe pse nuk ka ndonjë “boom” lëvizjesh në treg, sidomos sa i takon emrave të mëdhenj, interesi për lojtarët shqiptarë nuk ka munguar edhe nga klubet e mëdha europiane. Në Itali kuqezinjtë janë sy e veshë nga ofertat dhe pritet të vendosin sipas rastit në ditët dhe javët në vazhdim, por dje vëmendjen e mori një nga lojtarët e rinj, portier i përfaqësueses.

Kështu, portieri i Kombëtares, Simon Simoni, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa së fundmi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare për Luzernën në Zvicër. 1.95 metra i gjatë shqiptari u transferua te Ajntraht Frankfurt në dimrin e sezonit 2022/23, pasi zhvilloi 29 ndeshje zyrtare me Dinamon. Pas mbërritjes në Gjermani, Simoni luajti kryesisht me ekipin e dytë të Frankfurtit. Në verën e vitit 2024 ai u huazua te Ingolshtadt 04, që garon në Ligën e Tretë gjermane. Pas gjysmës së sezonit, në dimrin e sezonit 2024/25, kaloi sërish në huazim te Kaiserslautern, në Bundesligën e Dytë. Aty kaloi një sezon e gjysmë dhe zhvilloi gjithsej gjashtë ndeshje zyrtare me klubin. Në shtator të vitit 2025, Simoni debutoi me Kombëtaren A të Shqipërisë. Gjatë javës së kaluar, gardiani kuqezi mori pjesë si lojtar në provë në disa seanca stërvitore me FC Luzern dhe të shtunën luajti për 90 minuta në ndeshjen e fundit miqësore të fazës përgatitore kundër St. Truiden.

Paraqitja e tij, bindi drejtuesit e Luzernës për t’i ofruar kontratë 3-vjeçare. Në Zvicër ka shumë lojtarë shqiptarë, kryesisht që vijnë nga Kosova, por edhe ata nga Shqipëria kanë mundur të çajnë në kampionatin zviceran dhe Simoni mund ta dëshmojë këtë me Luzernën në sezonin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here