Merkato e lojtarëve shqiptarë është intensifikuar këtë javë, sidomos në Gjermai dhe në vendet e lindjes. Kështu, CSKA Moska është e gatshme ta paguaj klauzolën e lirimit të sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku. Mediumet ruse kanë raportuar se CSKA Moska dëshiron ta ushtrojë opsionin e blerjes të kartonit të Dakut prej 10 milionë eurosh. Ende nuk ka marrëveshje mes dy klubeve, ndërsa palët nuk kanë rënë dakord as për kushtet personale. Agjencia që përfaqëson Dakun ka konfirmuar se për sulmuesin ka interesim nga disa klube. “Ka disa ekipe të interesuara për Dakun, por në fillim të sezonit ai është i përqendruar te Rubini. Do të shohim se çfarë do të sjellë afati kalimtar i transferimeve”, ka thënë agjencia. CSKA Moska planifikon t’i ofrojë Dakut pagë prej 3 milionë eurosh në vit. Edhe Zeniti kthen interesimin për Mirlind Dakun Futboll 6 muaj më parë Zeniti kthen interesimin për Mirlind Dakun. Reprezentuesi i Shqipërisë është sulmuesi kryesor i Rubin Kazanit. Kontrata me Rubinin i skadon në verën e viti 2029. 28-vjeçari pjesë e Rubin Kazanit është nga viti 2023 kur ishte transferuar nga Osijeku për 1.2 milionë euro.
Kluzhi pranon ofertën për Meriton Korenicën
Skuadra nga Rumania, Kluzh, ka pranuar ofertë konkrete për Meriton Korenicën. “Spotmedia”, ka raportuar të martën se klubi tjetër rumun, Universitatea Craiova, ka bërë ofertë prej 600 mijë eurosh për transferimin e reprezentuesit të Kosovës. Përgjigja e Kuzhit erdhi shpejt duke i thënë “jo” ofertës nga Universitatea Craiova. Korenica është futbollist shumë i rëndësishëm për Kluzhin. Për sulmuesin e krahut kanë shprehur interesim edhe disa klube të tjera si Monza, FCSB-ja dhe Rapidi i Buureshtit. Ditë më parë, pronari i Kluzhin, Ioan Varga, tha se Korenica nuk do të shitej, përveç nëse ofrohej çmimi prej 2 milionë eurosh. 29-vjeçarit kontrata me Kluzhin i përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Korenica me Kluzhin ka zhvilluar 101 ndeshje, derisa ka kontribuar me 24 gola dhe 16 asistime. Ai me Përfaqësuesen e Kosovës ka gjashtë ndeshje të zhvilluara.
Fisik Asllani shumë pranë firmës me Leipzig
Ylli i Kosovës, Fisnik Asllani, mund ta vazhdojë karrirën te skuadra e RB Leipzigut. Gazetari Florian Pletenberg ka raportuar se Leipzigu është afër arritjes së një marrëveshjeje për kushtet personale me sulmuesin e Hofenheimit. Megjithatë një marrëveshje përfundimtare nuk është arritur ende. Edhe Borusia Dortmundi është në garë për transferimin e Asllanit, së bashku me disa klube të tjera. Por Leipzigu mbetet aktualisht opsioni më konkret. Më herët u raportua se edhe Barcelona kishte shprehur interesim për qendërsulmuesin kosovar. Kontrata e Asllanit përfshin një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh. Leipzigu është i gatshëm që ta paguajë klauzolën e lirimit. 23-vjeçari edicionin e kaluar ishte prej sulmuesve më të mirë në Bundesligën l. Në 35 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat kontribuoi me 11 gola dhe dhjetë asistime. Sulmuesi i Kosovës me Hofenheimin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.








































