Google search engine
Home Sport Egnatia sot në fushë përballë Celjes sllovene

Egnatia sot në fushë përballë Celjes sllovene

0
31

Egnatia e Rrogozhinës do të zbresë sot në fushë në stadiumin e saj, për të pritur skuadrën kampione të Sllovenisë, Celjen, në një duel të vështirë dhe emocionues. Nëse rrogozhinasit e kalojnë këtë raund u hapet rruga që të jenë më e pakta në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ndaj ndeshja shihet e një rëndësie të veçantë. Ndërkohë, skuadra kosovare Ballkani, do të jetë në transfertë ndaj Bohemias së Irlandës, një ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Edhe kosovarët synojnë të përsërisin sukseset e viteve të fundit në Europë. Siç dihet, Elbasani dhe Vllaznia u eliminuan që në raundin e parë në Conference League, por nga skuadrat e Shqipërisë, e vijojnë këtë rrugëtim Egnatia në Champions dhe Dinamo në Ligën e Konferencës. Të gjithë shpresojnë që ekipet shqiptare, qofshin të Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë, të mund të kalojnë sa më shumë ture në kompeticionet e UEFA-s.

Situata të Egnatia

Egnatia do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Champions League, ku do të përballet me kampionët e Sllovenisë, Celje. Takimi do të zhvillohet në “Arena Egnatia”, duke nisur nga ora 21:00. Pas paraqitjes pozitive në raundin e parë dhe kualifikimit në raundin e dytë, kampionët e Shqipërisë synojnë të hedhin një tjetër hap drejt fazës së tretë të kompeticionit, duke kërkuar një rezultat pozitiv në sfidën e parë përballë Celjes. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 29 korrik në Slloveni, ku do të përcaktohet edhe skuadra që do të sigurojë kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Champions League.

Ballkani përballë Bohemians të Irlandës

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra nga Suhareka, nga ora 19:00 në Dublin të Irlandës do të përballet me skuadrën Bohemians. Delegacioni i Ballkanit të hënën udhëtoi për në Irlandë. Ndeshjen e kthimit, Ballkani e luan më 30 korrik nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ballkani në raundin e parë kualifikues e eliminoi skuadrën uellsiane, Connah’s Quay Nomads. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mislav Karoglan avancoi në raundin e dytë pas fitores 3:2 në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Prishtinë. Ndeshja e parë përfundoi 0:0. Ballkani dy herë ka marrë pjesë në fazën grupore të Ligës së Konferencës. Të enjten ndeshje evropiane luajnë Dukagjini i Klinës dhe Malisheva.

Bullari bën zgjedhjen e tij në merkato

Ish-sulmuesi i Laçit, Emiljano Bullari, do të vijojë karrierën te skuadra e Ellas Syros, në Superligën 2 të Greqisë. Lajmi është bërë zyrtarë nga vetë klubi grek nëpërmjet faqes zyrtare. Vlen të theksohet fakti se sezonin e kaluar, 25-vjeçari veshi fanellën e PAS Janinës, ku ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës me shtatë gola, duke u dalluar si një nga sulmuesit më të mirë të kategorisë. Në të kaluarën Bullari ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa, ku numëron 6 ndeshje dhe 3 gola të shënuar. Në sezonin 2024-2025, sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Laçit në Superiore, ku u aktivizua 32 ndeshje ku shënoi 4 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here