Google search engine
Home Sport Egnatia mëson kundërshtarin e raundit të tretë, shanse këtë herë të shkojë...

Egnatia mëson kundërshtarin e raundit të tretë, shanse këtë herë të shkojë në fazën e grupeve

0
20

UEFA hodhi dje shortin për raundin e tretë në VChampions, Europa dhe Conbference League, duke u dhënë shansin skuadrave që marrin opjesë të njihen me rivalët e tyre të ardhshëm, pra nëse kalojnë raundet ku luajnë aktualisht. në kompeticionet e UEFA-s marrin pjesë edhe skuadra të shumta shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, madje dhe një skuadër shqiptare nga Mali i Zi, Deçiçi. Vllaznia dhe Elbasani janë eliminuar që në raundin e parë, por Egnatia dhe Dinamo e vijojnë aventurën e tyre, madje me shpresë se edhe mund ta kalojnë raundin e dytë. Edhe Drita e Kosovës, Shkëndija e Tetovës dhe Malisheva apo Dukagjini, vazdojnë rrugëtimin e tyre dhe dje mësuan rivalët në shortin e raundit të tretë.

Shorti i Egnatias

Në selinë e UEFA-s në Nion është hedhur sot shorti i raundit të tretë kualifikues të UEFA Champions League, ku Egnatia ka mësuar kundërshtarin e mundshëm nëse arrin të kalojë me sukses raundin e dytë. Kampionët e Shqipërisë, të cilët siguruan një kualifikim historik pas fitores bindëse ndaj Petrocub, do të përballen fillimisht me skuadrën sllovene NK Celje në raundin e dytë kualifikues të kompeticionit. Sipas shortit të hedhur nga UEFA, fituesi i çiftit Egnatia – NK Celje do të përballet në raundin e tretë me fituesin e përballjes FC Ararat-Armenia – Shamrock Rovers F.C. Ndërkohë, edhe në rast të eliminimit nga skuadra sllovene, kampionët e Shqipërisë do të vijojnë rrugëtimin europian. Egnatia do të kalonte në raundin e tretë kualifikues të UEFA Europa League, ku do të përballej me humbësin e çiftit Ararat Armenia – Shamrok Rovers. Ndeshja e parë e raundit të dytë mes Egnatias dhe NK Celje do të zhvillohet më 22 korrik në “Arena Egnatia”, në orën 21:00, ndërsa sfida e kthimit do të luhet një javë më vonë në Slloveni. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në raundin e parë, Egnatia do të synojë të vazhdojë rrugëtimin e saj historik në UEFA Champions League dhe të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në arenën europiane, duke përfaqësuar futbollin shqiptar në kompeticionin më prestigjioz për klube në Europë.

Edhe Dukagjini mëson rivalin në Europë

Dukagjini po përgatitet për rikthimin e saj në garat evropiane. Fituesit e Kupës së Kosovës, do të nisin rrugëtimin në raundin e dytë të kualifikueseve në Conference League, ku do të ketë një ndeshje të vështirë ndaj skuadrës zvicerane, Lugano. Ndërsa sot po ashtu, skuadra klinase ka mësuar edhe kundërshtarin e saj të mundshëm në rast se arrin kualifikimin në raundin e tretë, ku përballen me fituesin e ndeshjes Koper-Runavik. Dukagjini, do të luaj ndeshjen e parë ndaj Luganos në Zvicër të enjten, ndërsa atë të kthimit më 30 korrik në “Fadil Vokrri”.

Përplasje shqiptare në raundin pasardhës

Ditën e djeshme u hodh shorti i raundit të ardhshëm në UEFA Conference League. Mund të kemi një përballje shqiptare. Malisheva dhe Shkëndija mund të luajnë ndaj njëri tjetrit në fazën e ardhshme. Por, dy skuadrat fillimisht kanë punë me kundërshtarët e ardhshëm, që janë: Hibernian dhe Bravo. Skuadra nga Kosova luan ndaj ekipit skocez, kurse ajo nga Maqedonia e Veriut ndaj ekipit slloven.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here