Ngjela paralajmëron shkarkimin dhe arrestimin e Metës: Është në panik prandaj bërtet nëpër media, sytë i ka te krimi, por SHBA ia ka kopsitur dosjen

0
206

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar dje kërcënimet e presidentit Ilir Meta ndaj mazhorancës gjatë një interviste televizive. Meta paralajmëroi arrestimin e Dakos dhe Gjiknurit, ndërsa kërcënoi policët. Sipas avokat Ngjelës këto janë shenja frike e paniku. Sipas avokatit Meta me shumë gjasë do shkarkohet me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. “Pse është trembur kaq shumë Ilir Meta dhe po flet përçart me kërcënime fëminore? Sepse po ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe ky do shkojë drejt shkarkimit si president, sepse ka bërë shumë shkelje. Pse Meta është ngritur kaq hapur kundër politikës amerikane dhe ambasadores amerikane Yuri Kim? Sepse ambasadorja, botërisht ka vënë kusht për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Madje i ka vënë maxhorancës edhe datë për fillimin e saj institucionalisht. Por, ja, ka edhe diçka tjetër: amerikanët kanë prova që Meta nuk luan për interesin e Shqipërisë edhe pse ndërkohë është president i Shqipërisë. Po pse bërtet dhe bën si i fortë ky Ilir Meta? Sepse është i trembur. Meta është si ai i vetmuari, natën, në pyll, i cili bërtet me zë të lartë nga frika që i ndërkall pylli”, tha avokati. Sipas tij edhe SHBA e ka futur në listë të zezë. Ngjela deklaroi se amerikanët e dinë që presidenti punon kundër Shqipërisë dhe ia kanë bërë gati dosjet. Nga ana tjetër ai foli dhe për arrestimin e Metës nëse bllokon betimin e anëtarëve të rinj të Kushtetueses. “Nuk ka frikë Meta që flet kundër Amerikës, kur shqiptarët janë 97 për qind pro amerikanë? Mendon se tremb Amerikën, si ai i tremburi vetmitar në pyll, që mendon se me klithmat e tij do të trembë luanët.

Po Gjykata Kushtetuese mund të pengohet nga presidenti Ilir Meta? Ai mendon se nuk do t’u dalë gjyqtarëve për të dëgjuar betimin e gjykatës para tij. Po, a mund të mos dalë për betimin e Gjykatës Kushtetuese Presidenti i Republikës kur kjo është kërkesë Kushtetuese? Edhe mund ta bëjë, por ai është krim që presidenti mund të arrestohet në flagrancë, njëlloj si për çdo goditje antishtet”, vijoi ai.

Korrupsioni në vend

Avokati ka deklaruar se korrupsioni shtetëror në vend është në nivele të larta. Sipas tij, zhvillimi i vendit është penguar pikërisht nga korrupsioni. “Korrupsioni në Shqipërinë aktuale,

esencialisht është i lidhur me krimin e organizuar, sepse, në fakt, kjo është natyra e korrupsionit të lartë shtetëror në të gjithë botën. Por, kjo simbiozë kriminele është shumë e rrezikshme. Kur Meta me naivitet flet për forcë dhe për vrasje, shpresën e ka te krimi i organizuar. Kjo është arsyeja pse tani që pritet të  fillojnë proceset penale, duhet profesionalizëm i nivelit të lartë dhe angazhim i drejtpërdrejtë ndërkombëtar në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri. Krimi i organizuar në Shqipëri nuk është solid drejt akteve publike kriminale, sepse në natyrë është frikacak. Por, gjithsesi, profesionalizmi duhet të dominojë gjendjen kur të fillojë goditja penale. Kjo gjendje, ka nevojë për eksperiencën e FBI -së. Këto janë kushte të domosdoshme”, tha avokati. Sipas tij, organet e drejtësisë duhet të jenë të kujdesshme në luftën ndaj të korruptuarve. Presidenti të hënën në një studio televizive tha se pas 26 prillit do të hapen dosjet “184” dhe “339”, duke kërcënuar me arrestime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here