Befason Monika Kryemadhi: Unë e kam kaluar COVID. S’jam puthur me asnjë në buzë përveç Ilir Metës

0
211

Edhe pse ka deklaruar se nuk e besonte ekzistencën e COVID dhe ka vijuar takimet partiake, duket se Kryetarja e LSI e ka kaluar atë. Në një intervistë për TCH, Kryemadhi deklaroi se ditën që operoi bajamet, mjekët i kanë thënë që ka kaluar edhe COVID pas analizave për serologjikun. Befasi mbetet se si Presidenti nuk është prekur ndonëse sikurse e pohon Kryemadhi, nuk kanë munguar edhe puthjet mes çiftit presidencial.

“Unë e kam kaluar COVID, pa këputje pa lodhje e pa gjë. Ditën që kam operuar bajamet, mjekët më kanë thënë se ju kaluat COVID, bëra serologjikin. Pra, nuk e kam kuptuar as vetë dhe jam e vetmja unë në familjen time. Prandaj dhe unë s’jam puthur me asnjë në buzë përveç Ilir Metës, që mesa duket e kam puthur e prapë nuk e ka zënë COVID. Nuk e ka kaluar asnjë në familje”, tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here