“Kujtuat se do shpëtonit kaq lehtë nga unë?”/ Ana rikthehet dhe qëllon prapë me shuplakë Fatjonin

0
208

Ana është rikthyer sërish në “Përputhen” këtë të martë. Konkurrentja braktisi emisionin të premten pasi pa takimin e Fatjonit me Melisën. Ana kërkoi të lexonte disa shënime ku do t’i jepte përgjigje të gjitha pyetjeve të Fatjonit, por kur nuk mjaftoi koha televizive, ajo u çua nga karrigia, qëlloi me shuplakë Fatjonin dhe u largua.

Ndërkohë sot ajo është rikthyer duke u futur papritur në mes të emisionit.

“Kujtuat se do shpëtonit kaq lehtë nga unë?”, tha Ana. Ajo sqaroi se e braktisi emisionin jo për Fatjonin, por e kishte inatin me produksionin që nuk i dha kohë të lexonte shënimet.

Fatjoni i tha Anës t’i kërkojë të falur për shuplakën, por ajo nuk pranoi e madje tha se nuk ishte ngopur. Kështu Fajtoni shkoi tek Ana dhe i tha ta qëllojë sërish dhe ajo nuk ngurroi t’i jepte një shuplakë të dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here