“Zhduket vajza e politikanes”/ E bija e ish-deputetes së PD-së tregon çfarë i bëri nëna kur pa lajmin e tmerrshëm në portale: Vetëm mos ardhsha në shtëpi

0
331

Nuk është e lehtë të jesh person publik, e për më tepër pjesë e familjes së një politikane. Këtë e vërtetoi së fundmi modelja Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD, Albina Deda. Ada ka rrëfyer një histori përballë moderatores Ester Bylyku, në Glamour Zone në Rtv Ora, si disa lajme në portale tmerruan nënën e saj.Ad by Valueimpression

Ester Bylyku: Cili ka qenë një moment i sikletshëm për ty me nënën tënde?Ad by Valueimpression

Ada Deda: Mbaj mend një episod kur mami ishte akoma deputete dhe kishte shkuar në Bajram Curr. Atë ditë unë kisha çaktivizuar Instagramin, dhe portalet kishin shkruar ‘Zhduket vajza e deputetes’. Dikush e merr mamin në telefon dhe i thotë se i vinte keq që isha zhdukur, ndërkohë që mami tmerrohet, se s’po kuptonte ç’kishte ndodhur. Më merr në telefon, por s’ja hapa se nuk e dëgjova. Merr motrën, as ajo. Merr vëllain dhe i thotë që jam shumë mirë në shtëpi. Mami ishte tmerruar totalisht dhe i thotë vëllait: ‘I thuaj asaj Adës, veç mos ardhsha në shtëpi’. (qesh)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here