Një lajm jo i mirë është zbardhur dje për Juventusin dhe kjo ka të bëjë me Kristiano Ronaldon. Ky lajm ka ardhur nga atdheu i Ronaldos, Portugalia, ku shkruajnë se “CR7” ka dalë sërish me kovid. Sipas të përditshmes portugeze, “Correio da Manja”, që konsiderohet një media e besueshme, Kristiano Ronaldo ka rezultuar sërish pozitiv me COVID-19. Tamponi, i kryer të mërkurën nga sulmuesi i Juventusit, fatkeqësisht nuk ka dhënë përgjigjen që të gjithë dëshironin. Prania e “yllit” portugezit kundër Barcelonës së Mesit, më 28 tetor, mbetet në “fije të perit”, megjithëse rregullat e UEFA-s lënë ende vend për shpresë. Sipas pikës 7.7 të rregullores “Kthimi në lojë”, i hartuar për rinisjen e futbollit pas bllokimit të muajve të fundit, është e nevojshme të dërgohet dokumentacioni i plotë të rikuperimit të paktën një javë para ndeshjes që do të luhet. Sidoqoftë, interpretimi i rregullit nuk është ende plotësisht i qartë. Mjafton të shikosh rastin e Bastonit, i cili u shpall negativ të premten, më 16 tetor, dhe zbriti në fushë me Interin, përballë Gladbahut, pesë ditë pas daljes së rezultatit negativ (dhe jo një javë më vonë). Ka nga ata që mendojnë se mjafton të jesh asimptomatik një javë më parë dhe të jesh negativ 48 orë më parë për t’u kthyer në fushë. Në këtë skenar, “CR7” ende ka shanse të jetë në fushë kundër Barçës. Ndërkohë, nëse Ronaldo ia del të shërohet prej virusit në kohë, përballja Mesi-Ronaldo mund të ndodhë. Për më shumë se një dekadë ata të dy kanë diktuar gjithë futbollin botëror, duke ndarë gjithë globin në tifoz të njërit apo tjetrit dhe duke i shndërruar lojtarët e tjerë në thjesht normal. Së bashku kanë fituar 11 Topa të Artë, por të gjithë po shpresojmë t’i shohim sërish përballë njëri-tjetrit. Barcelona luan të shtunën ndaj Real Madrid, me Mesin, që edhe një herë tjetër nuk do ketë përballë Ronaldon (që kur portugezi është larguar Mesi nuk ka shënuar në El Clasico). Në një intervistë për “DAZN” argjentinasi ka folur në lidhje me kundërshtarin e tij të përjetshëm dhe rivalitetin me të ndër vite. “Ai me Ronaldon ishte duel i veçantë, i cili do të mbetet përgjithmonë. Dueli zgjati shumë dhe nuk është e lehtë të ruash nivele të caktuara për shumë kohë. Ekipet tona ishin gjithashtu shumë kërkuese: Real Madrid dhe Barcelona, ??dy klubet më të forta në botë. Të konkurrojnë në kushte të barabarta për kaq shumë vite, është diçka që do të mbetet përgjithmonë. Dueli midis meje dhe Ronaldos ishte shumë i mirë në nivelin personal dhe mendoj se njerëzit e shijuan atë. Tifozët e Realit, Barçës, por në përgjithësi të gjithë tifozëve të futbollit. Padyshim që kur Kristiano luante për Real Madrid, ndeshjet ishin më të veçanta. Kundër tyre gjithmonë janë, por me Kristianon në fushë ata kishin një kuptim të veçantë. Tani është e kaluara dhe shpresojmë që sfidat e sotme”, ishin fjalët e Mesit që do të jetë në Torino më 28 nëntor për ndeshjen e Champions League kundër Juventusit. Për një duel të ri të mundshëm (akoma jo të sigurt) ndaj Kristiano Ronaldos.