“Eurosport” për Strakoshën: Ndaloi Haland, ishte një siguri

0
186

Fitorja e Lacios ndaj Borusia Dormtund në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve, sigurisht që është shoqëruar me elozhe për paraqitjen e skuadrës italiane e mes emrave nuk mund të mungonte as Thomas Strakosha. Portieri i përfaqësueses shqiptare zhvilloi një ndeshje të mirë, duke ndalur shpeshherë tentativat e kundërshtarëve dhe nga kjo mori vlerësime edhe nga portali i rrjetit të njohur “Eurosport”.

Ai i vendosi notën 6,5 futbollistit shqiptar për atë që dha në fushën e lojës në këtë sfidë, duke shpjeguar se pse e meritonte një vlerësim të tillë.

“Nuk mund të bënte asgjë ndaj golit të Haland, të cilit i tha “jo” në fillimin e pjesës së dytë me një ndërhyrje të kujdesshme. Ai ishte një siguri, edhe në gjërat e vogla”, shkruan portali i “Eurosport” për futbollistin shqiptar.

Strakosha është kritikuar shpesh në këtë fillim sezoni te Lacio edhe pse nuk ka qenë faji i tij se skuadra ka pësuar shumë gola falë pasigurive në mbrojtje. Ndaj paraqitja dhe vlerësimet e sotme në debutimin e tij në Ligën e Kampioneve do ta ndihmojnë për të dhuruar paraqitje edhe më të mira në vijim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here