Çështja “Habilaj”/ Gjykata italiane merr një tjetër vendim për dosjen

0
228

Është shtyrë në një datë tjetër ende të pa përcaktuar vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit për të dënuarit e operacionit “Rosa dei venti”. Ishte parashikuar që më datë  11 nëntor 2020 të zhvillohej seanca përfundimtare e këtij procesi gjyqësor. Por në seancën e radhës, mbajtur më 8 tetor  2020 në Gjykatën e Apelit të Katanias, trupi gjykues ka vendosur që të vazhdohet ende me diskutimet e avokatëve mbrojtës. Shqiptari Moisi Habilaj i konsideruar kreu i bandës së narkotrafikantëve italo-shqiptarë me një aferë trafiku ilegal droge me vlerë mbi 20 milionë euro, vazhdon prej disa muajsh të qëndroj në arrest shtëpiak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here