Rama: Virusi nuk është shaka, të shmangim me çdo kusht mbyllje tjetër

0
274

Kryeministri Edi Rama kërkoi të bëjmë gjithçka për të shmangur me çdo kusht një mbyllje tjetër, një hap ky që sipas tij po tmerron gjithë botën.

“Për të shmangur me çdo kusht një mbyllje tjetër. Një mbyllje tjetër që po tmerron gjithë botën, që nga presidenti i Francës një nga fuqitë e botës në aspektin ekonomik, i cili e tha hapur se Franca nuk e përballon dot një mbyllje tjetër te kancelarja e Gjermanisë e cila tha shprehimisht se jeta siç e njohim do të rikthehet po ky është momenti që të bëjmë më shumë durim si asnjëherë për të mos përmbysur brenda pak kohësh të gjitha sakrificat shumë mujore pas shpërthimit të pandemisë”, tha Rama.

Ai foli për delirantë që flasin për diktaturë por që në fakt sipas tij jetojnë jashtë shtetit. “Ca delirantë flasin për diktaturë, ka ca që shkruajnë nga Gjermania që thonë rroftë partia e punës me ironi, por që janë në mes të Gjermanisë dhe e dinë shumë mirë ça ndodh atje”, tha ai.

Duke folur para task force të krijuar për mbikqyrjen e zbatimit të vendosjes së maskës ai tha se nuk do të ketë tagrin të vendosë gjoba por të sensibilizojë qytetarët për vendosjen e maskës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here