Denoncimi i fortë i aktorit Florjan Binaj/ Reagimi i parë nga ministri i Jashtëm

0
29

Aktori i njohur i Portokallisë, Florjan Binaj ka publikuar disa foto nga “Google Maps”, në të cilat duket se emri i lumit Vjosa nuk është i shkruar në gjuhën shqipe, por sipas emërtimeve greke.

Binaj ka përmendur në postime edhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke qenë se kjo çështje ka lidhje direkte me marrëdhëniet me fqinjët tanë.

Pas këtij lajmi, ka reaguar ditën e sotme edhe vetë ministri i Jashtëm.

Mësohet se, kompania Google i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së MEPJ për rregullimin e 41 pasaktësive të publikuara në platformat Google Map dhe Google Earth, lidhur me emërtesat gjeografike të relievit shqiptar, të cilat bien ndesh me hartën e Republikës së Shqipërisë.

Deri më tani është bërë i mundur korrektimi i 40 emërtesave gjeografike në territorin tonë, ndërsa vijojnë diskutimet për korrigjimin e emrit të lumit të Vjosës, të cilin Wikipedia e njeh momentalisht si “Lumi i Sarandoporos”.

Fushata, thuhet në reagimin e MEPJ-së, “është ndërmarrë me iniciativë të Ministrit Cakaj dhe nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë që synon rregullimin e çdo pasaktësie të kësaj natyre, duke i shërbyer aksesit sa më të plotë dhe të saktë të emërtesave gjeografike nga qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, si dhe të huajt që vizitojnë vendin tonë”.

Ja lista me 40 emrat e rregulluar

1. Liqeni i Shkodrës
2. Lumi i Bunës
3. Lumi i Vjosës
4. Lumi Drinos
5. Lumi i Devollit
6. Lumi i Cemit
7. Lumi i Cemit
8 Përroi i Seferçës
9. Liqeni i Shkopetit
10. Përroi i Lëpushës
11. Lumi i Ishmit
12. Lumi i Bushtricës
13. Lumi i Currajt
14. Lumi i Drinit
15 Lumi i Kirit
16 Lumi i Povëlës
17.Lumi i Semanit

18. Lumi i Valbonës
19. Lumi i Kurvajt
20. Lumi i Matit
21. Lumi i Pajës
22. Lumi i Rapunit
23. Lumi i Vermoshit
24. Lumi Zalli i Bulqizës
25. Lumi i Zaranikës
26. Lumi i Sarandaporos.
27. Lumi i Zezës
28. Liqeni i Kasnicës
29. Lumi i Bazit
30. Liqeni i Belëshit
31. Liqeni i Bufit
32. Liqeni i Çërragës.
33. Liqeni i Holit
34. Liqeni i Ibizës
35. Liqeni i Kuq.
36. Liqeni i Paraskës
37. Liqeni i Petritit
38. Liqeni i Rimonit
39. Liqeni i Ulzës
40. Liqeni i Zi
41. Liqeni i Kocebse

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj