Alketa Vejsiu na tregon se e ka kaluar koronën: Tamponi doli…

0
48

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu i është bashkuar thirrjes për të vendosur maskën teksa në profilin e saj në Instagram përmes disa fotove ka folur mbi eksperiencën personale me COVID-19.

Alketa ka rrëfyer se është izoluar për dy javë në shtëpi, ndërsa tamponi i saj i dytë ka rezultuar negativ.

Fatmirësisht, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i lutet të gjithëve të bëjnë kujdes për veten, pasi Covid-19 nuk është shaka.

“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat🙏 Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten!❤️ Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete! 🙏”- ka shkruar moderatorja.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj