Dyshohet se është përfshirë në trafik droge, arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes

0
201

Në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit, është arrestuar ish-ministri i Mbrojtjes së Meksikës, Salvador Cienfuegos Zepeda.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm i këtij shteti,  Marcelo Ebrard përmes një postimi në Twitter.

Ebrard shkroi se ai ”ishte informuar për arrestimin nga ambasadori amerikan në Meksikë, Christopher Landau”.

“Ne do t’i ofrojmë (Cienfuegos Zepeda) ndihmën konsullore për të cilën ai ka të drejtë”, shtoi Ebrard.

72-vjeçari u arrestua me kërkesë të ”US Drug Enforcement Administration” (DEA) njoftoi gazeta meksikane ”El Universal”, ndërsa media të tjera raportuan se ai ishte akuzuar për trafik droge.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj