“E fundit për mua”/ Cristiano Ronaldo shokon fansat me njoftimin e fundit

0
75

Cristiano Ronaldo i ka shokuar të gjithë me deklaratën e dhënë së fundmi. Një lajm i trishtë për gjithë tifozët e futbollit.

Sulmuesi i Juventusit, i cili mban 35 vite mbi shpinë, ka deklaruar se cikli me Kombëtaren e tij do të mbyllet së shpejti. Madje shumë shpejt, pas botërorit të 2022-shit, ai nuk do jetë më pjesë e kombëtares. Ronaldo u shpreh:”Kupa e Botës Katar 2022 do të jetë e fundit për mua”.

5 herë fituesi i Topit të Artë ka mundësinë të synojë edhe për dy trofe me luzitanët, teksa përpara e pret Euro2021 dhe më pas Botërori, ndërsa deri më tani ka arritur të ngrejë vetëm një herë Kupën e kampionatit europian, të cilin e fitoi në vitin 2016 përballë Francës.

Në vitin 2022 Ronaldo do të jetë në moshën 37-vjeçare dhe mbetet për t’u parë nëse atëherë do të jetë edhe koha kur do të ndahet përfundimisht nga futbolli i luajtur.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj