Xhanluka Lapadula mendonte se po nderonte origjinën e familjes sëiitj dhe me krenari u ka treguar gjithë tifozëve tatuazhin e ri që kishte bërë. Por me siguri ish-sulmuesi i Milanit, tani pjesë e Beneventos, është tronditur kur ka lexuar komentet e tifozëve në rrjetet sociale, të cilët e kanë tallur pasi vizatimi në trupin e tij ishte ai i gabuari dhe do ta mbante gjithë jetën në shpatull.
Lapadula hodhi foton e tatuazhit të ri me fytyrën e një burri që sipas lojtarit ishte një inka. “Origjina ime, gjysma e zemrës time, gjysma e gjakur tim. Peru”, shkruante Lapadula përkrah fotos së tatuazhit të tij të ri që mbulonte gjithë shpatullën e majtë.
Por për fatin e keq të tij, personi i vizatuar nuk është një inka, popullsi indigjene që ka jetuar në Amerikën e Jugut. Tifozët i kanë treguar se në fakt ai ishte një indian apash, i Amerikës së Veriut, një gafë e rëndë e atij që ka zgjedhur tatuazhin për sulmuesin, i cili do t’i vuajë në trup gjithë jetën pasojat e tij.







































