Rast unik! Ndërpritet në mes ndeshja mes dy kombëtareve se trajneri del pozitiv

0
191

Një ndeshje miqësore mes përfaqësueseve U19 të Anglisë dhe Skocisë është ndërprerë në mënyrë të papritur, pasi është mësuar gjatë zhvillimit të saj se tekniku i palës skoceze ishte pozitiv ndaj COVID-19.

Të gjithë kishin kryer testet dhe kishin dalë negativë, ndërsa kishin zhvilluar teste të dyta, siç e kërkon protokolli. Ndeshja po zhvillohej normalisht në qendrën e ekipeve kombëtare të Anglisë kur nga laboratori mbërriti lajmi se Billi Stark, trajneri i Skocisë, kishte rezultuar pozitiv në tamponin e dytë. Në atë moment, ndeshja u ndërpre edhe pse nuk ishte mbyllur ende pjesa e parë, me anglezët që kryesonin 3-1.

Stark u izolua menjëherë, ndërsa edhe lojtarët e skuadrave u këshilluan që të izoloheshin në pritje të rezultateve të testeve të reja që do të bëheshin në ditët në vijim. Skuadarat kishin në plan që të luanin një tjetër miqësore të dielën, por edhe ajo është anulluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here