Java e artë/ Zero raste me koronavirus në Kine, turizmi sërish në nivelin para pandemisë, shikoni radhët e gjata të njerëzve

0
200

“Edhe dje Kina nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus, ndërkohë turistët lëvizin në rrugët e Pekinit dhe Shangait. Radhë të gjata  njerëzish në Murin e Madh të gjithë shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa shijojnë shëtitjet në pyjet e veshura me ngjyra vjeshte”. Kështu e përshkruan në fakt situatën në Kinë gazeta italiane “Corriere della sera”.

Në fakt këto janë imazhet që përcjellin edhe televizionet informative në vend prej të paktën 7 ditësh, në një kohë kur Europa vijon të jetë nën trysninë e masave shtrënguese me qëllim përballimin e një vale të dytë të koronavirusit.

Kina ka qenë në pushime nga 1-7 tetor, në festimet që përkujtojnë themelimin e Republikës Popullore.

Kjo quhet ndryshe dhe java e artë, kur çdo vit shënon lëvizjet e miliona njerëzve nga një zonë në tjetrën. Këtë radhë është fjala për të parën prova të rinisjes për sektorin e turizmit që pas shpërthimit të koronavirusit në Wuhan.

“Populli kinez ka mundur të shijojë kohën e lirë pas një pritjeje të gjatë dhe nga 1-7 tetor janë regjistruar 637 milionë udhëtime”, ka deklaruar Ministri i Turizmit në Pekin duke bërë thirrje megjithatë që njerëzit të përdorin maska.

Sipas autoriteteve kjo lëvizje në masë është aplikuar për t’i dhënë inkurajim rritjes së konsumit dhe bëhet fjalë për një rrezik të llogaritur, sepse prej një muaji Kina nuk shënon asnjë rast të brendshëm. Të vetmet raste të identifikuara janë ato të importuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here