5 llojet e njerëzve toksikë që nuk duhet t’i mbani pranë vetes!

0
8

Natyrisht si njerëz, të gjithë kemi vese, që ndonjëherë mund t’ju shtreojnë energjitë pozitive të tjeëve që na qëndrojnë afër. Por ka nga ata që e kanë më të theksuar këtë pjesë dhe që konsiderohen si njerëz toksikë dhe që nuk duhet t’i mbani shumë pranë vetes. Ka disa lloj njerëzish toksikë që mund t’i njihni në bazë të veprimeve të tyre.

Narcizisti

Nëse dikush mendon vetëm për veten dhe nuk shqetësohet aspak për njerëzit e tjerë që ka rrotull është narcizist. Nëse një person mendon se është më i mirë se të tjerët dhe ka mungesë ndjeshmërie, atëherë bën pjesë në këtë kategori.

Tërheqësit e dramave

Këta njerëz gjithmonë gjejnë diçka të gabuar dhe sapo zgjidhin një problem fillojnë të shqetësohen për një tjetër. Persona të tillë kërkojnë vetëm ndjeshmërinë, simpatinë dhe mbështetjen tuaj, por asnjëherë këshillën tuaj.

Gënjeshtari i pandreqshëm

Kur bëhet fjalë për gënjeshtra njerëzit e kësaj kategorie janë mjeshtra. Këta njerëz janë shumë të dhënë pas manipulimit të të tjerëve dhe i bëjnë ata të bien lehtësisht pre e tyre.

Kontrolluesi

“Kontrolluesi” përpiqet në çdo mënyrë të mundshme që të jetë në krye të gjithçkaje. Shpesh herë, ata i bëjnë të tjerët rreth tyre të duken sikur janë të paaftë për të kontribuar në një bisedë, ose mendojnë se janë të vetmit njerëz të aftë që mund të marrin një vendim.

Vampiri i Energjisë

Në ditët e sotme, në një marrëdhënie apo miqësi të çfarëdo lloji, këshillohet të bëni një shëtitje kur kuptoni se energjia që jepni është shumë më e lartë se ajo që merrni. Por nëse ndodh e kundërta me një person, atëherë do të thotë se ai kënaqet duke ushqyer negativitet, duke sulmuar partnerin dhe duke qenë gjithmonë gati për të kritikuar.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj