“Rudina nuk ka ikur”/ Pedagogu i “Nismës Thurje” zbulon çfarë u tha ambasadorja Yuri Kim në darkën me Hajdarin

0
303

Pedagogu Rezart Prifti, një nga anëtarët më aktivë të “Nismës Thurje” ka folur rreth darkës me ambasadoren Yuri Kim dhe lajmin e largimit të deputetes Rudina Hajdari nga “Nisma”.

Prifti u shpreh se Hajdari nuk është larguar, përkundër asaj që ka dalë në media, pasi në “Nismën Thurje” nuk mund të të përjashtojë njeri. Ai tha se “Thurja” nuk ka qenë bashkë me Rudinën asnjëherë, por u bashkuan si entitete.

“Nisma është projekt politik, ose më saktë është platformë idesh. Nëse e bën me meritokraci, je i zoti i vetes, je përfaqësues i një gjenerate dhe një përfaqësie, të lutem hajde se është platformë. Fjala u përjashtua, s’u përjashtua është fjalë e mendësisë së vjetër që unë kam kohë që po e luftoj.

Unë nuk e di çfarë ka thënë Shabani, më përfaqësues se mua nuk do kesh. Nuk ka asnjë largim të Rudina Hajdarit. Është një tallava e madhe. Mua m’u desh dy orë e gjysmë të vija këtu nga “Astiri” si zdroms që jam. Në dijeninë time nuk është këtu. Më të brendshëm se mua nuk ke për të gjetur. Nuk e besoj.

Thurrja nuk ka qenë me Rudina Hajdarin ndonjëherë, ne u bashkuam si entitete. Janë llogje pazari, nuk arrij t’i perceptoj fare. Diskutim për mua duhet të ishte pse u bë bashkë PS dhe PD. Largimet dhe përjashtimet janë nocione që nuk ekzistojnë në mendjen time. Nuk ka shanse të të përjashtojë njeri aty, hyn e del kush t’i dojë qejfi, edhe han me 7 porta le të jetë, mjafton të hyjnë njerëz të mirë aty.Ka 7 vjet që kur ka ardhur ky fatkeqi, nuk është diskutuar një ide. Ti kishe ministrin këtu që u bë si arlekino, që tha koronavirusi përhapet me DJ, me muzikë”, tha Prifti.

Ndërkohë ai ka zbuluar edhe se çfarë i ka thënë ambasadorja Yuri Kim gjatë darkës mes tyre. Sipas asaj që Prifti zbuloi, ambasadorja i ka kërkuar që të jenë të zotët e vetes, pasi nuk mund të rrinë e të presin se dikush tjetër do t’i shpëtojë.

“Ju duhet të jeni të zotët e vetes që t’ju ndihmojnë të tjerët. Mos prisni që të vijë SHBA t’ju ndihmojë më tha zonja Kim. Më pëlqeu që ishte e drejtpërdrejtë.
Ndërsa ajo që nuk më pëlqeu është se nëse një nismë si puna jonë që merret me sistemin më të pashpirt, kur vjen puna për të çertifikuar zgjedhjet, këta kanë certifikuar lloj lloj palaçolliku”, tha pedagogu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here