Publikohet traileri i filmit ku Rita Ora luan një nga rolet kryesore

0
31

Është publikuar traileri i filmit ‘’Twist’’, i cili sjell një version modern të veprës së famshme të Charles Dickens, “Twist”, ndryshe nga çdo përshtatje e veprave të Dickensit që keni parë më parë

Ky version i filmit e sjell Oliver Twist-in si një artist të rrugës, që jeton në lagjet e Londrës dhe kur papritur një takim i rastësishëm me një bandë dashakeqëse, të udhëhequr nga Dogde (rol i luajtur nga Rita Ora), e bën që të tentojë të vjedhë e të futet në rrugën e krimit.

Fansat duhet të presin deri në vitin 2021 në Sky Cinema dhe NOW TV për të parë nëse ky riportretizim i

“Twist” do të jetë i suksesshëm.

Rita ndau me ndjekësit e saj “trailerin” e filmit duke shkruar në mbishkrimin e videos mbi emocionet e saj si aktore.

“Këtu është ‘traileri’ i parë për ‘Twist’, shfaqja moderne e Oliver Twist që së shpejti do të dalë në Sky TV! Ishte një nder të fitoja shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave, Michael Caine, por me kastin më të mirë të cilët ishin thjesht një kënaqësi për të punuar!

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj