“Mi kanë ngatërruar juristët”, Zani Çaushi kërkon përllogaritjen e ditëve të burgut

    0
    231

    Zani Çaushi ka bërë një tjetër kërkesë më 29 shtator në Gjykatën e Korçës ku pretendon se juristët i kanë ngatërruar vitet e qëndrimit në burg duke kërkuar një përllogaritje të tyre. Sipas tij ai deri tani ka bërë 31 vite burg dhe jo 25.

    Aktualisht çështja është rregjistruar në gjykatën e Korçës dhe gjyqtar për gjykimin e kësaj kërkese mësohet të jetë përzgjedhur Ervin Sulaj, i cili do të përllogarisë vitet e burgut të Myrteza Çaushit.

    Ndërkohë, në muajin korrik, Zani Çaushi kërkoi lirimin me kusht, para togave të zeza. Por, më vonë ai u tërhoq nga kjo kërkesë, duke pranuar që të vuajë përjetë dënimin në burgun e Drenovës.

    Kush është Zani Çaushi?

    Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.

    Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Gjatë vitit 1997, Caushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis ku ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here