Berlusconi testohet sërish pozitiv, ja si është gjendja e tij

0
290

Silvio Berlusconi ka rezultuar sërish me koronavirus dhe në testin tjetër që ka bërë, edhe pse prej një muaji po lufton me virusin e rrezikshëm.

Mediat italianë shkruajnë se ai mori trajtim për 10 ditë në spitalin San Raffaele të Milanos dhe doli më 14 shator, kur dhe mendohej se ishte shëruar nga COVID-19.

Por duket se kjo periudhë qetesie dhe paqeje nuk ka zgjatur shumë për Berlusnonin, i cili është testuar sërish me koronavirus dhe tashmë është në karantinë në vilën e tij jashtë Milanos me të dashurën, Marta Fascina, e cila gjithashtu doli pozitive për COVID-19.

Ai qëndron i shtrirë në shtrat, duke luftuar me pasojat e sëmundjes duke filluar nga lodhja fizike.

Politikani thuhet se angazhohet në distancë në aktivitetet e partisë së tij, Forza Italia dhe Partisë Popullore Evropiane, e cila e vendosi atë si një ligjvënës në Parlamentin Evropian.

Berlusconi dhe 30-vjeçarja Fascina pretenduan se morën virusin gjatë pushimeve në ishullin mesdhetar të Sardenjës këtë verë.

Virologu Massimo Clementi i tha agjencisë së lajmeve Adnkronos se Berlusconi nuk kishte simptoma COVID-19 që kërkonin ndonjë trajtim të specializuar në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here