Dështon operacioni i policisë për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela

0
292

Një tjetër operacion i policisë për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela ka dështuar.
Burime për Abc News bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm FNSH ka kontrolluar në fshatin Karakullak të njësisë administrative Bradashesh, ku edhe ka rrethuar banesën e Talo Çelës.

Pas kontrollit në banesën e tij, policia nuk ka mundur ta arrestojë, ndërkohë që ky ishte operacioni i 5 që dështon.

Talo Çela është në kërkim nga policia për shkak se dyshohet se është personi që dyshohet se modifikoi furgonin për grabitjen e Rinasit, ndërsa dyshohet edhe se ka kryer krimin e dyfishtë të vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në qytetin e Durrësit.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë vëllai i tij Bujar Çela u vra në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here